Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora ka ndjekur gjysmëfinalen e Kupës së Botës duke mbështetur Anglinë e cila humbi përballë Francës me rezultatin 2-1.
31-vjeçarja e “shijoi” humbjen e kombëtares angleze nga komoditeti i shtëpisë së saj, me 6 dhoma gjumi me një vlerë prej 7.5 mln paundësh në Primrose Hill të Londrës.
Ajo ka shpërndarë disa foto dhe video nga shtëpia e saj luksoze, teksa ndiqte ndeshjen. Në postim ajo shkruan: “Forca Harry Kane!! Forca Anglia!!”.
Ndërkohë, Daily Mail është fokusuar tek luksi i shtëpisë së Rita Orës. Në fillim të këtij viti, ajo u dha fansave një vështrim në shtëpinë e saj, teksa zhvilloi një turne të filmuar në Architectural Digest.
Shtëpia ka një dhomë ndenjeje të veçantë, e cila përmban divane komode, orendi të shtrenjta, një llambadar vezullues dhe dyer xhami që të çojnë në kopsht.