Një vajzë 5-vjeçare vdiq në Britani nga sëmundja e streptokut A, por kjo pas pakujdesisë së mjekëve. Sipas deklarimeve të babait të saj, Robert vajza vdiq pasi ai e dërgoi tri herë në spital sepse ajo nuk ndihej mirë dhe mjekët i kishin thënë se vajza ka nevojë vetëm për hidratim. Stella Lily McCorkindale u pranua në Spialin e Fëmijëve për kujdes intensiv të mjekëve shume vonë, atëherë kur gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar. 5-vjeçarja ndërroi jetë në spital duke u regjistruar si viktima e nëntë me streptokok A në Britani.
Babai i një vajze 5 vjeçare që vdiq nga streptokoku A në Irlandë ka treguar se si e çoi në spital tri herë dhe mjekët i thanë se gjithçka që i duhej ishte hidratimi. Stella Lily McCorkindale dje u bë viktima e nëntë e streptokokut A në Britani, pasi ndërlikimet nga sëmundja zakonisht e padëmshme i morën jetën. Drejtuesit e spitalit tani kanë urdhëruar një hetim për ngjarjen tragjike dhe kanë ofruar të takohen me familjen e fëmijës. Media e huaj “Mirror” ka publikuar edhe një shkrim që ka shkruar babai i 5-vjeçares Stella Lily McCorkindale. “Mami, më duket sikur po vdes”, thuhet të kenë qenë fjalë e fundit të vogëlushes.
McCorkindale shkroi: “Shpresoj që të gjithë të gjejnë kohë për ta lexuar këtë, nuk kam forcë të bëj një video.”Së pari dua t’ju falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës sime. Nëse lutjet, mendimet, ndjenjat dhe dashuria mund të funksiononin, ajo do të dilte nga ai spital duke mbajtur për dorën e babait të saj. Pra, nga unë dhe Stella-Lily ju falënderoj të gjithëve për të gjitha lutjet tuaja të mira, mendimet dhe ndjenjat që kemi ndjerë të gjithë, fjalët nuk mund të shprehin mirënjohjen tonë.