Ditën e djeshme Dritare TV ndoqi nga terreni dhe studio, në një transmetim live të gjitha zhvillimet e fundit në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë, duke raportuar informacionet e fundit.
Gazetarja e Dritare TV, Malvina Tare u shpreh sot në studion e lajmeve se gazetarët e huaj që ishin për të raportuar zhvillimet e Samitit, po ashtu ishin në djeni se në Tiranë do të mbahej një protestë. “Gazetarët nga Evropa thanë se ishin në djeni që në Tiranë po zhvillohej një protestë, por ata mendonin se ishte një protestë e shoqërisë civile për të drejta të caktuara.
Ata më pyetën dhe më pas kur mësuan se këtë protestë e kishte organizuar opozita e vendit, mbetën të çuditur. Të mësuar me faktin që protestat në vendet ku organizohen samite i bën shoqëria civile dhe asnjëherë politika.
Edhe për ata ishte habi se si në një ditë kaq të rëndësishme, kur një Samit zhvillohej për herë të parë në një vend jo anëtar të BE, opozita të mbante një protestë.”,u shpreh gazetarja.