Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të pëlqyer në showbiz. Që prej nisjes së romancës brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe deri më tani dyshja i kanë treguar publikut dashurinë e madhe që kanë për njëri- tjetrin.
Ky vit për çiftin ka qenë i mbushur plot me surpriza dhe shumë gjëra kanë ndryshuar. Çifti shumë shpejt do të bëhen për herë të parë prindër të një djali dhe do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
Disa ditë më parë Einxhel dhe Dagz organizuan “baby-shower”-in e vogëlushit të tyre me miq dhe familjarë por momenti më i bukur gjatë festës ishte kur ish-banori i propozoi moderatores për martesë.
Çifiti kanë kanë bërë plot 11 muaj që nga njohja e tyre brenda “BB VIP” dhe këtë ditë të veçantë për dyshen, ish-banorja ka ndarë për ndjekësit e saj disa foto të bëra gjatë festës ku shfaqet krahë Dj Dagz teksa shkruan:
“Dashuria nuk ka nevojë për kohë….thjesht ndodh dhe dëshiron të jetë për gjithë jetën!!! Kështu ajo i tha “PO” një jete plot dashuri dhe lumturi 💍🤍 #11 muaj 👩🏻❤️💋👨🏼”.