Dea Michel ka folur për lidhjen me ish partnerin e saj. Teksa bisedonte me vajzat e Big Brother Vip ajo tha se e ka vuajtur shumë periudhën e ndarjes.

Ajo u shpreh se kur e kthen kohën pas nuk e krahason dot me askënd dhe nuk beson se do të njohë dikë aq të mirë sa ai.

Biseda

Efi: Mua ju më pëlqenit shumë, se më pëlqente shumë lirshmëria jote.

Dea: Unë vetëm ashtu mund të jem e lidhur me dikë. Por nuk them dot fjalë të këqija për atë, pavarësisht se vuajta shumë kur u ndava. Pavarësisht se ai ma bëri mua që ta shaja sa se ke idenë . Por kur e kthej në kohë, nuk e shaj dot dhe se krahasoj dot. S’besoj që do njoh dikë aq t’mirë sa ai, ma neverit çdo mashkull tjetër.