Dirigjenti i këngës së Elsa Lilës, Enrico Melozzi është shprehur i revoltuar dhe i trishtuar në rrjetet sociale pasi kënga e Elsa Lilës nuk do përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion dhe ngre pyetje në formë akuze ndaj festivalit. Elsa Lia fitoi çmimin e parë të jurisë, por përfaqësimin në Eurovizion e fitoi Albina Kelmendi dhe familja e saj.
Përmes një shkrimi në istastory në faqen e tij të instagramit, dirigjenti italian ka rezerva për këngën që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovisiondhe madje nuk kursen as ironinë për fituesit.
“Injoranca dhe arroganca mbizotëron mbi bukurinë dhe kulturën”, e përfundon reagimin e tij Melozzi.