Rudina Dembacaj ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit ku nuk hezitoi të tregojë edhe se kë nga vjehrrit që ka pasur deri tani, do më shumë. Rudina Dembacaj tregoi se është babai i Mark Frrokut, të cilin e do më shumë, ndërsa sa i përket vjehrrës tha se “kam dashur një tjetër, por nuk e them dot se kë.”


Po me vjehrrën çfarë marrëdhënie ka Rudina?

“Është e moshuar, Marku kujdeset shumë për të dhe të atin, gjithashtu edhe unë, me gjërat që ju duhen. Djalin e vjehrrës e bëj shumë të lumtur. Është grua me fat që më ka nuse”, u shpreh ajo.