Gentjan Pjetri ose siç njihet ndryshe ‘Doktori’ u rikthye në ekranet e televizioneve shqiptare, ku aktualisht është bashkëprezantues i një emision mëngjesi në “Kafe shqeto”.

Ai ka bërë një deklaratë të bujshme së fundmi duke zbuluar se është i birësuar.

Në një bisedë me të ftuarin e tij komedianin Uljad Bërdica, duke lënë pas shakatë ai u shpreh se ishte i birësuar nga një familje në Shkodër dhe se prindërit biologjik të tij nuk i njeh.

Më pas ka ndërhyrë Doktori duke thënë se është i birësuar dhe se prindërit biologjikë nuk i interesojnë.

“Edhe unë jam i birësuar si ti dhe për mua prindërit e vërtetë janë ata që më kanë rritur dhe nuk ekzsiton asnjë tjetër përveç atyre.

Ky është një rrëfim që nuk ja kam thënë njeriu dhe tani është hera e parë që e bëj publike këtë rrëfim”, ka thënë Pjetri.