Sot News 24 ka publikuar nje kronike ku pretendon se denoncon korrupsionin kapilar në dogana qe po ndodh sot. Por, Drejtoria e Pergjitshme e Doganave ka reaguar duke theksuar se ”Lajmi i publikuar sot është një ngjarje e vjetër, transmetuar për herë të parë nga Shijak TV, më shumë se një muaj më parë. Lidhur me këtë ngjarje sqarojmë se organet hetimore kanë nisur hetimet dhe janë duke kryer punën e tyre me mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. ”
Reagimi i plotë:
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ndjen si detyrim për publikun të sqarojë, në lidhje me lajmin e News 24, media e cila po hedh baltë mbi këtë institucion, se:
➡️Lajmi i publikuar sot është një ngjarje e vjetër, transmetuar për herë të parë nga Shijak TV, më shumë se një muaj më parë. Lidhur me këtë ngjarje sqarojmë se organet hetimore kanë nisur hetimet dhe janë duke kryer punën e tyre me mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
➡️Thënë kjo, vlen të theksohet se riciklimi i sotëm i një lajmi të vjetër, është në vazhdën e presionit dhe shantazhit të hapur që grupi mediatik News 24, Balkanweb dhe Panorama, kryejnë prej muajsh ndaj të gjitha institucioneve shtetërore që kanë kapur në shkelje të ligjit Irfan Hysenbelliun. Konkretisht, kjo baltosje e fundit ndodh në prag të gjyqit me autoritetet doganore, ku një nga kompanitë në pronësi të Irfan Hysenbelliut, “Birra Tirana” akuzohet për evazion fiskal në vlerë 24 milion lekë.