Ndonjëherë të shkruash një këngë për dikë, është një mënyrë ideale për të thënë se je me të. Mediat britanike thonë se këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është në një lidhje me reperin Jack Harlow.

Ishte ky i fundit, i cili teksa jepte detaje për albumin e tij të ri, telefonoi yllin shqiptaro-britanik, Dua Lipa për të marrë bekimin e saj. E që prej atëherë, ata janë frekuentuar disa herë, ndërsa kanë qenë që të dy, që kanë pranuar se kanë pasur komunikim me njëri – tjetrin disa herë.

Sipas disa burimeve të afërta me reperin, ky i fundit është tepër i interesuar për këngëtaren, madje dyshohet se mes tyre tanimë ka zyrtarisht një romancë. Madje, thuhet se ai ka udhëtuar së fundmi drejt Nju Jorkut për të ndjekur nga afër performancën e saj.

Ndërkohë, së fundmi kanë dalë edhe disa foto të shkrepura nga një prej restoranteve të zonës, ku ata shihen shumë të afërt me njëri – tjetrin. Njerëz pranë reperit thonë se ai ka qenë gjithmonë një fans i zjarrtë i Duas

Kujtojmë se lidhja e Dua Lipës me Trevor Noah nuk ishte më shumë se sa një aventurë, pasi zgjati shumë pak, ndërkohë që, edhe me vëllain e Gigi Hadid , Anwar marrëdhënia ishte jetëshkurtër, ndërsa ishte vetë çifti që konfirmoi ndarjen në dhjetor të vitit të kaluar.