Futbollisti i Genoas dhe ishi i Juventusit, Manolo Portanova u dënua me 6 vite burg nga gjykata e Sienës për su lm se ksual në grup, për faktin e ndodhur natën mes 30 dhe 31 majit 2021. Portanova së bashku me tre persona të tjerë dhunuan një vajzë në një apartament në Siena. Dënohet edhe xhaxhai i mesfushorit, ndërsa një tjetër nga të dyshuarit është akuzuar dhe anëtari i katërt i grupit, i cili në atë kohë ishte 17 vjeç, do të gjykohet nga Gjykata për të Mitur në Firence. Mesfushori 22-vjeçar ishte akuzuar për sulm seksual në grup. Gjykata e Sienës e dha vendimin në përfundim të procedurës së shkurtuar, të kërkuar nga avokati i Portanova, Gabriele Bordoni. Futbollisti u dënua me 6 vite burg, bashkë me një të pandehur tjetër dhe do të duhet të paguajë dëmshpërblim prej 100 mijë euro për vajzën, 20 mijë euro nënës dhe 10 mijë euro për shoqatën e paditësit civil Donna. Portanova, i cili luajti edhe te ekipi i të rinjve te Juventusit, u akuzua me dy bashkëmoshatarë të tjerë, xhaxhain e tij Alessio Langella (23 vjeç) dhe Alessandro Cappiello (25 vjeç) për dhunë seksuale në grup ndaj një 21-vjeçareje studente. Në hetim është përfshirë edhe një djalë i katërt, i cili në momentin e ngjarjes ishte 17 vjeç dhe për këtë çështja e tij drejtohet nga prokurori për të mitur të Firences.


Portanova, i cili në momentin e dënimit ishte në sallën e gjyqit me të pandehurit e tjerë, është deklaruar gjithmonë i pafajshëm. Gjykatesi Nicola Marini më 22 nëntor të vitit të kaluar kishte kërkuar dënimin me 6 vite burg për Portanova dhe Langella, të cilët kishin përdorur edhe procedurën e shkurtuar. Kjo histori e shëmtuar daton në natën mes 30 dhe 31 maj 2021, kur, sipas rikonstruksionit të kryer nga hetuesit, Portanova, me Langella, Cappiello dhe një djalë të katërt të mitur (në atë kohë) do të kishte takuar vajzën në një apartament jo shumë larg nga Piazza del Campo në Siena.

Futbollisti dhe studentja kishin kontaktuar prej disa kohësh dhe atë mbrëmje janë takuar në një festë. Portanova dhe studentja, të ndihmuar nga avokati Jacopo Meini, kishin mbetur vetëm në një dhomë të asaj banese, ku grupi i miqve më pas dhu noi vajzën. Skena është filmuar edhe nga disa prej tyre. Në ditët në vijim, e reja ka denoncuar ngjarjen në polici dhe hetimet kanë nisur me shpejtësi. Portanova përfundoi në arrest shtëpiak më 10 qershor 2021, pas një muaji ai ishte sërish i lirë dhe luajti rregullisht për Genoan sezonin e kaluar. Në shtatorin e kaluar, avokati i futbollistit kishte kërkuar dhe marrë vendimin e shkurtuar. Avokati i lojtarit do të bëjë një ankesë.