Argjentina arriti në finalen e Kupës së Botës 2022, të martën në mbrëmje. Fillimi i Messit me shokë në turne nuk mund të kishte shkuar më keq. Skuadra e Lionel Scalonit hyri në garë si një nga favoritët, por u trondit nga Arabia Saudite në ndeshjen e tyre hapëse në grup.Megjithatë, bardhekaltrit kanë reaguar shkëlqyeshëm, duke marrë fitore kundër Meksikës, Polonisë, Australisë dhe Holandës për të arritur në katërshen e fundit. Më pas, ata shkatërruan Kroacinë në ndeshjen gjysmëfinale. Goli i shkëlqyeshëm i Lionel Messit dhe dopieta e Julian Alvarez i dhanë Argjentinës fitoren 3-0.Tani do të përballet me Francën në finale, pas fitores së transalpinëve 2-0 ndaj Marokut. Tifozët janë turrur të vënë baste për atë që mendojnë se ka më shumë shanse për ta fituar trofeun më 18 dhjetor. Njëri prej tyre ka përjetuar makthin, duke menduar se kishte vënë bast se Argjentina do ta fitojë Kupën e Botës, që organizohet prej FIFA-s.Përdoruesi i Twitter @LukeCarey1881 përdori platformën sociale për të ndarë një bast të vënë me një prej miqve të tij. Tifozi mendoi se ata kishin vënë bast 38 £ për Argjentinën, për ta fituar turneun, me koeficentin 28/1. Basti “përkthehej” në 1.064 £ fitim, nëse do të ishte i vlefshëm. Ky tifoz, pa dyshim ka qenë gjithnjë e më i emocionuar ndërsa Argjentina përparonte në “Katar 2022”.Por, vetëm disa ditë para finales, Luke dyshoi mbi shanset (kuotën) bujare dhe hodhi një vështrim në bastin e vendosur. Dhe çfarë rezultoi? U shokua, sepse zbuloi se shoku i tij kishte vënë bast që Argjentina do të fitonte Kupën e Botës në regbi (rugby) në vend të Kupës së Botës FIFA.Krahas një pamjeje të bastit të vënë në Twitter, ai shkroi: “Shoku im mendoi se kishte vënë bast Argjentinën për të fituar Kupën e Botës gjatë gjithë turneut, mendova se shanset ishin shumë të mira për të qenë të vërteta, por rezulton se ai ka vënë bast Kupën e Botës në Rugby”.Kjo duhet të ketë qenë zemërthyese për tifozin, kur e mori vesh. Tweet-i është bërë “viral”, pasi ka tërhequr mbi 37 mijë pëlqime dhe 2.5 mijë ‘retweet’ në kohën e shkrimit. Tani makthi i tij është nëse do ta fitojë Argjentina, Kupën e Botës në regbi. Bardhekaltrit nuk janë aq të mirë në regbi, sa në futboll, për fat të keq.Ata renditen në vendin e tetë në botë. Pra, shanset që ata të fitojnë një Botëror ku marrin pjesë fuqi të mëdha, duke përfshirë Australinë dhe Zelandën e Re, janë të pakta. Megjithatë, ata kanë një shans në dorë për të fituar, vetëm se duhet të presin gjatë, ngaqë Botërori i Regbi fillon në Francë në shtator 2023.
E PABESUESHME! Tifozi mendoi se vuri bast që Argjentina fiton Botërorin e Katarit, pastaj kuptoi gafën e madhe
“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit dhe Aristotelit”, batuta e Ramës shkakton debat në...
Pas artikullit të medias greke ‘Protothema’, e cila shkruante se kryeministri Edi Rama ka sulmuar verbalisht gazetarin grek në panelin e mbajtur dy ditë...
Shenjat e Horoskopit që do të gëzojnë gjatë këtyre ditëve
Nën ndikimin e tranzitit të Hënës nëpër Demi, ne kthehemi te natyra dhe kënaqësitë e thjeshta, dhe kjo bëhet çelësi për një ndjenjë të...
Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet Indrit Cërloj, një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi...
Një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është vënë sot në pranga.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton...
Fundi i një epoke, Perez drejt largimit? Real Madrid në krizë, prishen hierarkitë brenda...
Real Madridi po përjeton një nga momentet më delikate të viteve të fundit. Brenda vetëm katër ditësh, skuadra madrilene u eliminua nga Superkupa e...
SKANDAL i MADH në Devoll/ Punonjëset e Postës i vjedhin 220 milionë lekë pensionistëve
Policia e Korçës ka nisur hetimet për dy punonjëse të postës së Bilishtit pas kanë vjedhur përmes falsifikimit të dokumenteve një sasi të konsiderueshme...
Aktori amerikan fotografohet me të dashurën 34 vjet më të re
Aktori amerikan Sean Penn 65-vjeçar u fotografua me të dashurën e tij Valeria Nicov, e cila është 34 vjet më e re se ai.
Ata...
“Mendoni se jeni pasardhës të Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni”/ Rama pas reagimeve...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas jehonës së krijuar në disa media greke dhe nga përfaqësues të politikës në Athinë, lidhur me një deklaratë...
Kush e ndihmoi Altin Ndocin të arratiset? Prokuroria po heton dy persona që e...
Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy emra që po verifikohen nga grupi hetimor pasi rezultojnë se gjatë muajve të fundit kanë zhvilluar disa...
“Zbatoni vendimet e Strasburgut për 21 Janarin”- Balla thirrje SPAK: Është krim shtetëror, Kuvendi...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të zbatojë vendimet e Gjykatës së Strasburgut...
“Do t’i shkruaj Ramës”/ Berisha nxjerr pjesë nga dosja e hakerimit të SPAK: Ah...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sot pjesë nga dosja hetimore për hakerimin e sistemit në Prokurorinë e Posaçme.
Në pjesën e dosjes...




















