Djali i Tina Turner, Ronnie, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, në moshën 62-vjeçare.

‘DailyMail’ raporton se Ronnie është gjetur nga fqinjët, përpjekjet e të cilëve për ta ringjallur dështuan. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe mbetet e paqartë nëse vdekja e tij ishte e lidhur me diagnozën e mëparshme të kancerit. Nëna e tij ende nuk ka komentuar për vd ekjen e tij.


E trishtë/ Gjendet i vdekur djali i këngëtares së njohur,
Vd ekja e Ronnie vjen vetëm katër vjet pasi vëllai i tij Craig, vr au veten në korrik 2018. Turner lindi Craig kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe, pasi kishte mbetur shtatzënë nga saksofonisti Raymond Hill. Craig punoi si sekser dhe vr au veten në shtëpinë e tij në Studio City në korrik 2018 në moshën 59-vjeçare.

Ronnie ka lindur në vitin 1960, nga Tina dhe bashkëshorti i saj Ike. Policia u thirr në shtëpinë e Ronnie në mëngjes. Gruaja e tij Feda, thirri policinë për ngjarjen që kishte ndodhur. Mjekët nxituan në shtëpinë në San Fernando Valley, ku gjetën kalimtarë të rastësishëm që po përpiqeshin të ndihmonin. Por përpjekjet e tyre përfundimisht dështuan dhe Ronnie u shpall i vd ekur.

Ronnie luajti së bashku me nënën e tij në filmin biografik të vitit 1993 What’s Love Got To Do with It, i cili tregonte historinë e jetës së saj.