Luis Nazario da Lima, i njohur si “Ronaldo fenomeni”, ka zbuluar se dëshiron që Kupën e Botës, Katar 2022, pas eliminimit të Brazilit, ta fitojë Maroku. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai theksoi se nuk dëshiron kurrsesi që këtë trofe ta marrë Argjentina.

“Argjentina nuk luan futboll të madh, do të isha hipokrit nëse do të thoja se jam i lumtur me suksesin e tyre përfundimtar duke pasur parasysh rivalitetin me Brazilin. Maroku fiton, është fantastike si sulmon, si mbrohet, si është i bashkuar. Favoritet është Franca, kështu mendova në fillim edhe sikur të kishte ecur Brazili.”-deklaroi ai.