Pas humbjes me Marokun që e skualifikoi nga Botërori 2022, ylli portugez nuk do të kthehet sot në Lisbonë së bashku me ekipin e Portugalisë. Ai do të vazhdojë të qëndrojë në Katar. Federata Portugeze njoftoi se vetëm 14 lojtarë do të kthehen në kryeqytetin portugez.

Por krahas Cristiano Ronaldos, në Katar do të vijojnë të qëndrojnë edhe futbollistë të tjerë portugezë, si Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Diogo Dalot, Ruben Neves, Rui Patricio, Raphael Guerreiro, Rafael Leao, Joao Cancelo dhe Maheus Nunes.

Ishte një Botëror për t’u harruar për Portugalinë, pas humbjes humbjes shokuese 1 me 0 me Marokun. Botërori i Katarit me shumë mundësi ishte i fundit për Cristiano Ronaldon. Ndeshjen e djeshme me Marokun CR7 e nisi nga stoli, duke hyrë në fushën e lojës gjatë pjesës së dytë. Shumë kritika kanë rënë mbi trajnerin, por nuk kanë munguar zërat kritikë as mbi Ronaldon.