Cristiano Ronaldo e ka ndarë mendjen dhe do jetë pjesë e Portugalisë të paktën deri për Europianin 2024 që do zhvillohet në Gjermani. Mediet në Portugali bëjnë me dije se kapiteni ka vendosur që të qëndrojë me ekipin luzitan edhe për kualifikueset e Euro 24 dhe me gjasë në përballjet e grupeve të këtij eventi.

Pikëpyetjet për të ardhmen e Ronaldos ishin të mëdha pas qëndrimit në stol në dy ndeshjet e fundit të Botërorit dhe pas eliminimit të Portugalisë nga Katar 2022.

Largimi i trajnerit Fernando Santos nga stoli i Portugalisë ka bërë që Ronaldo mos i kthejë shpinën kombit të tij, duke dashur të japë kontributin edhe për Euro 24, në pritje të një emri tjetër për stolin.