Emri i Elon Musk nuk ka të ndalur së shfaquri në media, për shkak të politikës së re që ka vendosur në Twitter dhe për mënyrën e menaxhimit të platformës.
Informacionet e fundit madje thonë se ai dëshiron të heq dorë nga drejtimi i tij. Tani për tani, pronari multimiliarder i platformës së rrjeteve sociale po kryen sondazhe duke i kërkuar publikut të ndihmojë në vendosjen nëse duhet të largohet , me 57% të rreth 17 milionë përdoruesve të faqes që votuan duke dhënë një përgjigje pozitive.
Musk së fundmi është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të një kirurgu plastik, Richard Westreich, i cili pretendon se duke parë fytyrën e tij, ai mund të shohë se Musk ka shpenzuar më shumë se 172,000 dollarë për operacione plastike për të eliminuar njollat në fytyrën e tij, për të rregulluar pjesë të trupit të tij si dhe mbjelljen e flokëve.
“Ngritja e mundshme e qafës së tij mund të kushtojë rreth 60 mijë dollarë. Ekziston mundësia që i është mbushur edhe hapësira poshtë syve, që në thelb është një transferim dhjami. Kjo duhet t’i ketë kushtuar atij 10,000 dollarë. Flokët e Elon Musk duket se janë ndryshuar të paktën katër herë gjatë viteve, gjë që do të kushtonte rreth 40,000 dollarë “, tha kirurgu për “The Sun”.