I mjaftuan tre ndeshje dhe dy gola në Kupën e Botës që jeta e sulmuesit të Koresë së Jugut, Cho Gue-Sung të ndryshojë plotësisht.
Sipas “New York Times, lojtari eshtë detyrua të fikë edhe telefonin celular pasi gjatë kësaj jave ka marrë shumë kërkesa për martesë. Në rrjetet sociale ai është bërë një fenomen pasi nga 20 mijë ndjekës ka kaluar në 2 milionë dhe kjo famë vjen tërësisht e papritur për të. Objektivi i vetëm për momentin është ndeshja e fazës tjetër me 5 herë kampionët e botës, Brazilin.