Reperi Gramoz Aliu, i njohur nga të gjithë si Mozzik ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të trishtë për humbjen nga jeta të një njeriu të afërt të tij. Përmes një postimi prekës në Instastory, Mozzik ka lajmëruar se daja i tij ka ndërruar jetë.
“O dajë të gjitha mi mësove vetëm si t’ja bëj pa ty harrove të ma mësosh! Shpirtin na e dogje o daja im më i miri. Të Allahut jemi dhe te Allahu do kthehemi! Sot ka ndërruar jetë daja im, vëllai i nënës, Burim Hetemi. Të dua dajë shumë, do më mungosh shumë”– thuhet në postimin e Mozzik.
Vëllai i tij, Getinjo, nuk është në dijeni të ndarjes nga jeta të dajës së tij pasi është brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”. Nuk dihet nëse produksioni do ta vërë në dijeni.