Dashi

Për pjesën me te madhe te të dashuruarve kjo dite do jete emocionuese dhe e mbushur me pasion te zjarrte. Do bini dakord për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe do kuptoheni qofte edhe me një shikim. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite te zakonshme dhe pa te reja. Ne planin financiar yjet do iu ndihmojnë te shkonin ne rrugën e duhur dhe mos keni probleme.

Demi

Nëse jeni ne një lidhje, vazhdoni te tregoheni sa me te sinqerte e transparente me atë qe keni ne krah. Vetëm ne këtë mënyrë do shmangni debatet e mëdha. Beqaret do jene te vendosur te përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepet edhe pse disa mund te jene thjesht aventura. Për planin financiar do jete dite me shume fat. Situata do jete mjaft e qëndrueshme.

Binjaket

Jeta ne çift nuk do jete ashtu si ju e keni pritur sot. Debate do ketë gjate gjithë kohës sepse si ju ashtu dhe ai qe keni ne krah do tregoheni kokëfortë. Mundohuni t’i pranoni gabimet. Për beqaret planetët do ndikojnë pozitivisht. Ka shume mundësi te kryeni edhe një takim emocionues. Ne planin financiar duhet te tregoheni te vëmendshëm dhe te matur.

Gaforrja

Dite e mire kjo e sotmja për jetën ne çift. Venusi do sjelle harmoninë dhe paqen ne mjedisin tuaj, kështu qe shfrytëzojeni sa te mundni çdo minute. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do përfitojnë sa duhet nga ftesat qe do iu bëhen. Ndryshoni sa me pare! Financat duan me tepër kujdes. Paguani faturat qe keni apo borxhet dhe mos shpenzoni me tepër sesa duhet.

Luani

Sot gjithçka do varet nga ju ne jetën ne çift. Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje dhe te dy me partnerin tregoheni te hapur, nuk do ketë probleme. Nëse keni pasur mosmarrëveshje kohet e fundit dhe te dy jeni kokëfortë, priten debate te zjarrta. Tregohuni te matur, te kursyer dhe te organizuar ne planin financiar. Vetëm ne këtë mënyrë do shmangnit problemet.

Virgjeresha

Jupiteri do iu sjelle fat gjate kësaj dite ne sektorin e dashurisë. Do ndiheni shpesh te lumtur dhe do i shprehni ndjenjat pa fund. Vazhdoni ne këtë rruge. Beqaret do ndihen serish te vetmuar dhe nuk do e gjejnë atë qe kane kohe qe e kërkojnë. Te ardhurat do rriten ndjeshëm, megjithatë kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni pa u menduar aspak.

Peshorja

Do jeni shume besnike ndaj partnerit gjate dhe sot do ia dëshmoni atij këtë. Një person i mrekullueshëm do iu provokoje dhe do mundohet t’iu beje për vete, por ju as qe do tundoheni fare. Beqareve do iu rendoje shume vetmia. Beni si te bëni dhe sot, nesër do filloje një etape e re. Financat do jene me te mira sesa mendonit dhe mund te shpenzoni me tepër.

Akrepi

Flisni sa me hapur qe te mundeni sot me atë qe dashuroni dhe sqaroni çdo dyshim qe keni. Vetëm kështu do ndiheni te qete. Nëse ende jeni te vetmuar dhe ne kërkim te shpirtit binjak, mos u tregoni te turpshëm dhe pranojini ftesat qe do iu bëhen. Financat do jene paksa delikate sepse nuk do i rezistoni dot dëshirës për te mos shpenzuar. Kujdes!

Shigjetari

Lumturia ne çift do mbizotërojë gjate kësaj dite. Jupiteri dhe Venusi do bëhen bashke për t’iu krijuar një ambient romantik dhe te favorshëm. Shfrytëzojeni ditën. Beqareve do iu rrahe me fort zemra fale një takimi impresionues qe do kenë. Me ne fund edhe ju do përjetoni emocione te veçanta. Financat do kenë ndryshime pozitive. Do ndiheni te qete ne këtë sektor.

Bricjapi

Do mendoni me shume për jetën tuaj sentimentale gjate kësaj dite dhe do i merrni gjerat me seriozisht. Ka mundësi qe disa te fillojnë një bashkëjetesë. Për beqaret priten takime emocionuese dhe romantike. Mos ecni shume shpejt vetëm sepse nuk e duroni dot vetminë. Çdo gjë ka kohen e vet. Hëna do ndikoje negativisht tek financat. Priten vështirësi te mëdha.

Ujori

Ka mundësi te vendoset pak distance gjate kësaj dite ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Marrëdhënia juaj do ftohet dhe gjithsecili do mendoje për veten. Ndryshoni sa me pare mënyrën e te sjellit nëse nuk doni ndonjë ndarje përfundimtare. Beqaret nuk do kenë asnjë te re ne sektorin e dashurisë. Ne planin financiar nuk rekomandohen shpenzime te mëdha.

Peshqit

Pritet qe çdo gjë te shkoje me se miri gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Jo vetëm qe do kuptoheni me se miri me njeri tjetrin, por do bëni edhe projekte për te ardhmen se bashku. Për beqaret priten takime vendimtare. Shfrytëzojini sa me shume qe te mundni. Menaxhojini me kujdes te ardhurat qe keni nëse nuk doni te përballeni me tronditje. Mund t’ia dilni mbanë!