Dashi

Dita e sotme do jete mjaft euforike për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me se miri pranë partnerit dhe nuk do keni nevoje për ndryshime te tjera. Beqareve do iu shfaqet papritur dashuria e madhe dhe e gjithë bota do ju duket me e bukur. Buxhetin duhet ta riorganizoni sa me mire ne mënyrë qe gjendja te mos ketë probleme e vështirësi. Ju mund t’ia dilni mbanë.

Demi

Do jeni shume kërkues me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo mund ta nxehe here pas here atmosferën ne jetën tuaj ne çift. Beqaret duhet te jene me te rezervuar dhe me te kujdesshëm gjate takimeve qe do realizojnë pasi ne te kundërt mundet edhe te lëndohen. Gjendja e financave për fatin e mire nuk do jete e keqe, kështu qe mund te bëni edhe ndonjë investim te vogël.

Binjaket

Sot edhe ata qe kane pasur probleme ne çift do pajtohen me partnerin e tyre dhe do ndihen me te qete se me pare. Mbrëmja ka për te qene edhe me e bukur. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës, por për fat te keq nuk do e arrijnë qëllimin e tyre. Problemet financiare duhet t’i rregulloni sa me pare, pasi me kalimin e kohës situata vetëm sa ndërlikohet me tepër.

Gaforrja

Sot partneri juaj do jete më me fat pasi do i përkushtoheni me mish e me shpirt ne çdo moment. Marrëdhënia mes jush do jete e adhurueshme nga te gjithë. Beqaret nuk duhet t’i ndrydhin ndjenjat e tyre, por duhet t’i shprehin sa me shume ato. Vetëm kështu do mund ta tërheqin pas vetes atë qe pëlqejnë. Financat nuk do kenë aspak probleme, kështu qe do jeni te qete ne këtë sektor.

Luani

Dite normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Beni ne çdo moment atë qe do ndieni. Beqaret duhet t’i dëgjojnë me kujdes këshillat qe do iu japin disa miq ose te afërm sepse ato do jene te vyera. Perspektivat financiare nuk duken aspak te mira, prandaj do bëni mire te tregoheni shume te matur me çdo shpenzim.

Virgjeresha

Dite shume e mire do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Gjate gjithë kohës do ndiheni për mrekulli me partnerin dhe madje do merrni edhe surpriza prej tij. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë me shume nga sa duhet sepse realiteti do ju duket shume me i trishte. Sot nuk do jete dita e tyre më me fat. Me shpenzimet tregohuni vigjilente nëse nuk doni probleme.

Peshorja

Nëse jeni ne një lidhje mos bëni gabim te flirtoni me persona te tjerë sepse do keni probleme serioze me partnerin. Mos e prishni me dorën tuaj harmoninë qe mbizotëron. Beqaret ka mundësi te takojnë disa persona te cilët do i bëjnë t’iu rrahe zemra fort. Gjendja e financave do vije dalëngadalë duke u normalizuar, por mos kërkoni qe te pasuroheni menjëherë.

Akrepi

Dite e bekuar nga yjet ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne çdo moment do ndiheni me se miri pranë partnerit dhe kënaqësitë do jete te paimagjinueshme. Beqaret do kalojnë një dite te këndshme pranë miqve dhe te afërmve te tyre. Ne planin financiar do ndiqni disa strategji strikte dhe gjendja do filloje te ketë përmirësimet e para.

Shigjetari

Mundohuni ta largoni sa me shpejt rutinën nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite sepse ajo mund te behet shkatërruese me vone. Beqaret duhet te dalin sa me shume dhe te pranojnë te njihen me persona te rinj, pasi vetëm kështu mund te gjejnë princin e kaltër. Jupiteri do ju ndihmoje qe t’i përmirësoni dalëngadalë te ardhurat dhe mund te bëni shpejt edhe disa investime.

Bricjapi

Sot ju te dashuruarit nuk do toleroni aspak dhe ne shume momente do keni debate e konflikte me partnerin. Beqaret nga ana tjetër do ndihen me gati se kurrë për ta kërkuar dashurinë. Me pak mundim ata kane për ta gjetur atë. Gjendja financiare nuk do jete e keqe, por vazhdimësia do varet nga mënyra se si ju do e organizoni situatën. Mendoni me shume për te ardhmen.

Ujori

Do i shprehni pafund ndjenjat qe keni ndaj partnerit tuaj sot dhe do e bëni atë te kuptoje sa shume doni. Pas mesditës, marrëdhënia mes jush do filloje te ngrohet. Beqaret do kenë një takim interesant, por do preferojnë te presin ende para se te hedhin hapa me tej. Ne planin financiar keni për te pasur probleme nëse nuk i bëni me kujdes llogarite.

Peshqit

Sot do bëni te pamundurën ju te dashuruarit qe te shmangni debatet dhe konfliktet ne jetën tuaj ne çift. Durimi, qetësia dhe pozitivizmi do ju bëjnë te ecni përpara. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por papritur do ndodhe diçka qe do i nxite te hedhin hapa. Financat nuk kane për te qene shume te mira kështu qe sa here t’iu duhet te shpenzoni tregohuni te matur.