Dashi
Ditë tej mase e veçantë ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë ne një lidhje. Partneri do ju bëjë edhe një surprizë gjigande që do ju lërë me gojë hapur. Beqaret nuk duhet të tregohen të pamatur dhe nuk duhet kurrsesi të hedhin hapa të nxituara. Financat do favorizohen pafund dhe do keni mjaftueshëm të ardhura sa për te kryer të gjitha shpenzimet e nevojshme.
Demi
Ditë e mbushur me stuhi të forta ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do keni aq kokëfortë saqë nuk do pranoni për asnjë moment të bashkëpunoni me partnerin. Beqaret nuk do e bëjnë dot për vete personin qe pëlqejnë dhe kjo do i demoralizoje. Ne planin financiar keni për te pasur fat me shumicë dhe situata do normalizohet.
Binjaket
Sot do jeni shumë me të logjikshëm ju të dashuruarit dhe do i pranoni te metat tuaja. Marrëdhënia ne çift do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Beqaret duhet të dalin e të njihen me sa me shume persona, por nuk duhet kurrsesi t’iu besojnë verbërisht të gjitha premtimeve qe do ju bëhen. Financat nuk do jene te këqija, por po shpenzuat shumë mund te mbeteni shpejt pa para.
Gaforrja
Dita e sotme do jete shumë e paqëndrueshme për ju te dashuruarit. Në shumë momente do përballeni edhe me probleme dhe me sfida te vështira. Mirë është që për asnjë moment te mos nxitoheni dhe te merrni vendime pa u bindur. Beqaret nuk do kenë aspak fat ne dashuri dhe do mbeten ashtu si kane qene. Me financat duhet te jeni me vigjilente nëse nuk doni tronditje me vonë.
Luani
Sot duhet te jeni me të sinqertë me partnerin tuaj dhe nuk duhet t’ia mbani me të fshehta zhgënjimet apo pakënaqësitë. Dita ditës ato zmadhohen dhe mund ta ftohin marrëdhënien tuaj. Sqaroni njëherë e mirë çdo gjë. Beqaret do bëjnë edhe gjëra të çmendura vetëm që ta arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar do keni edhe vështirësi, por serish do ja dilni.
Virgjeresha
Do hallakateni me gjerat e punës sot dhe ka mundësi qe te mos qëndroni aspak me partnerin. Kjo do e mërzitë mjaft atë dhe mund ta largojë disi. Merrni masa sa pa qenë vonë. Beqaret do i rikthehen një dashurie te vjetër dhe do duan te rifillojne çdo gjë nga fillimi. Me shpenzimet nuk do i keni punët mire kështu qe gjendja ka rrezik te ketë disa tronditje.
Peshorja
Ditë mjaft e këndshme dhe e mbushur me emocione të veçanta do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do marrë drejtimin e duhur. Beqaret nuk duhet ta humbasin shpresën deri në momentin e fundit sepse ndonjëherë atëherë kur nuk e pret ndodhin gjerat më të veçanta. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Akrepi
Sot do jeni gjate gjithë kohës me humor të mirë ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qenë e jashtëzakonshme. Ne çdo moment do mundoheni t’i bëni surpriza njeritjetrit. Beqaret nuk do e ndiejnë aspak te nevojshme te fillojnë një lidhje dhe nuk do pranojnë as disa propozime qe do iu bëhen. Nëse me shpenzimet tregoheni te arsyeshëm gjendja financiare do mbetet e kënaqshme.
Shigjetari
Dita e sotme ka për të qenë e jashtëzakonshme për juve qe jeni ne një lidhje. Partneri do ju propozoje diçka gjigande te cilën nuk e kishim imagjinuar kurrë se do te ndodhte. Beqaret do kenë disa probleme te vogla te punë dhe nuk do e kenë mendjen tek kërkimi i dashurisë. Ne planin financiar do ju duhet sa me tepër maturi e kujdes ne mënyrë qe t’ia dilni mbanë
Bricjapi
Mëngjesi nuk do jete shume i mire sot për juve qe jeni ne një lidhje, por me kalimin e orëve situata do filloje te normalizohet. Beqaret do jene gjate gjithë kohës ne kërkim te princit te tyre te kaltër dhe do shkëputen tërësisht nga miqtë e afërt. Gjithë sakrificat ne fakt do ju shkojnë kot. Për financat perspektivat do jene te mira. Fale ndihmës se te afërmve do mund te bëni edhe ndonjë investim me tepër.
Ujori
Nëse jeni në një lidhje do keni një marrëdhënie më të ngrohtë dhe me sensuale me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Buzëqeshja dhe lumturia nuk do ju ike asnjë moment nga fytyra. Beqaret mund te kenë disa njohje gjate disa takimeve te punës, por e ardhmja do jete ne dorën e tyre. Buxhetin do dini si ta organizoni qe te mos ju dalin te papritura apo probleme.
Peshqit
Marrëdhënia me partnerin do jete e bekuar nga yjet gjate kësaj dite. Ne çdo moment ju do ndiheni me se miri dhe do ndiheni me fat qe keni bërë këtë zgjedhje. Beqaret me pak mundim do arrijnë te afrojnë një person interesant dhe shume shpejt do fillojnë edhe një lidhje me të. Financat nuk do jenë problematike, por mirë është te kufizoni shpenzimet e panevojshme.