Këngëtarja e njohur Fifi dhe Adis Patushi kanë festuar 1 vjetorin e marrëdhënies së tyre të dashurisë. Në këtë ditë të veçantë për çiftit, Fifi i ka dedikuar një urim “nanushit” të saj në instagram ku i shpreh dashurinë në mënyrën që ajo di shumë mirë ta bëj duke qenë e bindur në marrëdhënien që kanë krijuar me njëri-tjetrin.
Krahas një fotoje në Instagram, këngëtarja ka shkruar:
“Sot 1 vit më parë të kam bërë timin .. sot 1 vit më parë ti kishe frikë qe unë s’do jem e jotja .. e sot 1 vit më parë unë i premtova vetes dashurinë tënde pavarësisht atyre gabimeve të vogla tuat që unë i di… që dashuria ime për ty veç do rritet ma shumë e do mundohem mos të të zhgënjej për këtë të jesh i bindur e të betohem në dashurinë tonë . Të Dua Nushi!! #1stanniversary”, shkruan Filloreta Raçi në llogarinë e saj në instagram