Meksikë 1986-Katar 2022, 36 vite pritje për të parë Argjentinën kampione të Botës. Nga Diego Armando Maradona te Lionel Messi, dy nga lojtarët më të fortë në epokat e tyre përkatëse. Dhe të dy “pilotët” absolutë në garat e tyre përkatëse. “Seleccion” ishte skuadra e parë e aftë për t’u ngjitur në majat e botës, pasi fitoi një “Copa América”. Fitorja e Argjentinës është fitorja e Amerikës së Jugut; fundi i hegjemonisë evropiane, e cila filloi në vitin 2006 me Fabio Cannavaro që ngriti kupën në qiellin e Berlinit. Dhe të mendosh se turneu i Albiceleste filloi me një “nokaut” të bujshëm kundër Arabisë Saudite.
Ndeshja debutuese në “Katar 2022” ishte pika e kthesës. Argjentina që u paraqit ndaj sauditëve në Kupën e Botës ishte e fryrë, mendjemadhe, e palogjikshme. Një mësim nga i cili trajneri Scaloni çmoi ndryshimin e lojtarëve dhe formacionit, përshtatjen me kundërshtarin dhe me mungesat. Duke hedhur në betejë të rinjtë e uritur si Enzo Fernandez dhe Julian Alvarez, duke lënë mënjanë Paredes dhe Lautaro Martinez. Për pjesën tjetër është kujdesur Lionel Andrés Messi Cucittini, në “vallëzimin” e tij të fundit dhe më të bukurin. Në 4 Kupat e Botës së mëparshme ai nuk kishte shënuar asnjë gol në fazën me eliminim direkt. Në Katar pati një dispepsi të golave, edhe në momente vendimtare.
Pika e kthesës në minutën e 64-t të ndeshjes ndaj Meksikës, duke zhbllokuar një ndeshje që ishte gati të shkatërronte menjëherë Argjentinën. Që nga ajo goditje nga distanca e gjithë historia ndryshoi. “10” u shndërrua përfundimisht në liderin që pritej, në kundërshtim me ata që prej vitesh e kanë qortuar për mungesën e personalitetit në faza të tjera, përveç “Camp Nou”. Zoti i futbollit ishte i sjellshëm me të në fund. Thjesht e bëri atë të priste pak për notën më të lartë. Ai nuk mund të linte dikë si Messi pa trofeun më prestigjioz. Fundi i lumtur ka ardhur për më të fortët e epokës bashkëkohore, ka ardhur fundi i lumtur për një popull që kishte shumë vite duke pritur.
Mbetet vetëm për të kuptuar tani se cila do të jetë e ardhmja e tij. Kontrata me Paris Saint-Germain po skadon dhe presidenti Nasser Al-Khelaifi do të tentojë ta vazhdojë marrëveshjen. Në një intervistë të fundit, ai deklaroi: “Nëse ne të dy duam të vazhdojmë, ai do të vazhdojë. Do të bisedojmë pas Kupës së Botës. E konfirmoj një mijë herë që është shumë i lumtur me klubin, ai po bën një sezon të shkëlqyer. Mendoj se ai dëshiron të qëndrojë”.
Lajmet më të fundit nga Franca tregojnë se negociatat janë pranë “tymit të bardhë”, me gjithë respektin për Barcelonën, e cila praktikisht u tërhoq me fjalën e Joan Laporta. Alternativa është “pensionimi i artë”, pa presion: MLS. Inter Miami e pret atë, por Messi duket se ka ndërmend të gjejë stimuj të rinj, duke dhuruar atë që është një obsesion në Paris: Ligën e Kampionëve.