Në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën”, Floriana Garo foli mbi jetën e saj private.

Ajo tregoi dhe rreth dëshirës qënë së bashku me bashkëshortin për të rritur familjen.

“Mendoj se kur është mundësia, të bëhet një sforco e vogël për ta rritur familjen më shumë”, tha ajo.

Do të kishe dashur ta rrisësh më shumë familjen tënde a e mendon ndonjëherë?

Floriana Garo: Po. E mendojmë herë pas here me tim shoq. Tani në këtë fazë të jetës sime koha dhe dita është shumë e mbushur edhe me punën, edhe me familjen.

Gjithçka kërkon kohën e vet. Edhe marrëdhënia me partnerin kërkon kohën e vet, por në një fazë tjetër pse jo.