Kryeministri Edi Rama është parë duke u përqafuar me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, ndonese neper mediat afer opozites behet fjale per “krisje” te marredhenieve mes tyre..

Pas përplasjes në distancë për procesin e përzgjedhjet së kreut të ri të SPAK-ut, Rama dhe Kim janë përqafuar në pritjen e organizuar mbrëmjen e djeshme për festat e fundvitit nga kryeministri.

Pas përqafimit të përzemërt me Ramën, Kim është ulur në krah të bashkëshortes së tij.

Foto-Ditën zihen për SPAK-un/ Në mbrëmje Rama-Kim

Mbetet për t’u parë nesër, pas daljes së rezultateve nga KLP për kreun e SPAK-ut, nëse Rama dhe Kim, kanë ulur gjakrat njëri me tjetrin, apo janë përqafuar sa për sy e faqe.