Protesta e opozitës është shpërndarë pas dy orësh. Ndryshe nga rruga që bëri kur shkoi në protestë dhe u qëllua me grusht, ku shoqërohej nga Ilir Meta, në kthim Sali Berisha kishte në krah bashkëshorten e tij.
Liri Berisha e mbante prej krahu, ndërkohë që numri i truprojave ishte dukshëm më i lartë. Kjo pas ngjarjes që ndodhi ditën e sotme, ku 31 vjeçari Gert Shehu goditi Berishën i cili po marshonte drejt protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.