‘Rithemelimi’ i Sali Berishës zhvillon sot primaret për të zgjedhur kandidatin zyrtar në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera.
Duket se primaret e shpallura nga Berisha për foltoren e tij po dështojnë, pasi 7 kandidatë janë tërhequr nga gara deri më tani.
Berisha ka hedhur votën e tij në kutinë e votimit në Tiranë pak minuta më parë, ndërsa sic shihet dhe nga pamjet e mëposhtme ai ka marrë dhe bashkëshorten e tij, Liri Berisha për të votuar.