Puthje, deklarata të forta dhe sytë plot dashuri. Ishte kjo çfarë u pa mbrëmë në “Dancing With The Stars”.
Elhaida Dani konfirmoi atë që prej kohësh përflitej, historinë e dashurIsë me balerinin e saj, Ledianin. Flirti mes të dyve duket se ishte pikasur edhe nga e dashura e Ledianit.
Prej shumë vitesh balerini profesionist kishte një histori dashurie të konsoliduar. Vajza bionde, Ditjona Bora shfaqej në rrjetet sociale së bashku me të në poza romantike.
Dyshja dukej shumë e dashuruar, duke mos i fshehur pozat edhe për publikun. Madje balerini ishte shfaqur edhe me unazë në gisht, duke formalizuar kështu këtë histori. Por gjithçka ndryshoi me mbërritjen e Elhaidës në krah të Ledianit.
Ndjenjat e lindura në palestrat e Top Channel, kanë bërë që ai t’i jap fund historisë së gjatë të dashurisë me Ditjonën që kishte dhe të nisë një raport, këtë herë publik me këngëtaren e njohur.
Teksa ishte e ftuar disa javë më parë në programin “Më Lër Të Flas”, Donaldi dhe Romeo Veshaj i drejtuan disa pyetje ‘pikante’ në lidhje me balerinin, të cilave i përballoi më së miri. Duket se binjakët donin të ishin të parët që do bënin publike këtë histori të tyre, por Elhaida vendosi ta zbulonte vetë, madje edhe në skenë.
Gjatë një interviste për “Goca dhe gra”, këngëtarja u ngacmua pak dhe nga vajzat në lidhje me jetën e saj sentimentale. E pyetur nëse ka dikë në krahë, Elhaida as nuk e mohoi por edhe as nuk e pohoi. Këngëtarja u shpreh se momentalisht nuk dëshiron të flasë për këtë gjë pasi dëshiron që ta mbaj për vete.
“Kam një projekt mjaft të madh që nuk dua ta bëj akoma publik por është diçka shumë e shenjtë për mua e kam pasur ëndërr që kur isha e vogël…
Nuk është dasmë akoma jo për momentin… nejse… ”, u shpreh artistja. Por që nga ajo ditë gjërat për këtë çift ndryshuan. Ndonëse në fillimet e tyre, u përpoqën ta fshinin nga kolegët dhe organizatorët, gjithçka u pikas shpejt.
Sidomos kur Ledjani i dha fund fejesës me menaxheren e marketingut, Ditjona. Tashmë që për dy personazhet nuk kishte më asnjë pendesë, kjo histori mund të bëhej publike. E ku më mirë sesa me një puthje skenike, që vulosi kështu një ndarje dhe një lidhje të re.