Partia Demokratike ka mbajtur sot dy aktivitete në përkujtimin e 23 vjetorit të themelimit. Paradite u zhvillua aktiviteti i Alibeajt, e pasdite Berisha thirri një tjetër event të foltores.

Në aktivitetin e thirrur nga Berisha ka rënë në sy se Flamur Noka, Sekretari i përgjithshëm i Foltores ka shërbyer si bodyguard i Berishës, pas grushtit që i ra Gert Shehu më 6 dhjetor.

Noka nuk i është ndarë shefit në asnjë moment, duke ndaluar edhe të tjerët që të takohen me të. Ndërkaq, ka rënë në sy se në foltore ka pasur edhe “fytyra të reja”.
Një nga këto ishte edhe Ridvan Bode, ministri i Financave të Berishës, i cili u sulmua egërsisht nga partia e tij, pasi u propozua nga mazhoranca si anëtar i këshillit të mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Ndërkaq nuk kanë munguar politikanët tashmë të palëvizshëm të “Rithemelimit”: ish-deputetët tradhëtarë të 2019-s, Rudina Hajdari, Kujtim Gjuzi apo Selami Jenisheri.