Szymon Marciniak organizoi një pritje të veçantë në Poloni. Arbitri i finales së Kupës së Botës së Katarit ka festuar me bashkëpunëtorët e tij dhe ka ndarë çmime të ndryshme. Megjithatë, drejtimi i tij i finales së 18 dhjetorit nuk ishte në gjendje t’i bindte të gjithë, duke gjykuar nga ajo që ndodhi në Francë.

Përveç penalltisë së fishkëllyer kundër Albiceleste dhe menaxhimit të lojës, ishte mbi të gjitha ajo që ndodhi në rastin e golit të Messit 3-2. Një situatë për të cilën foli vetë Marciniak gjatë konferencës së tij për shtyp.

Albiceleste ndërmori një rrezik të madh kur lojtari i saj më përfaqësues e shtyu topin në rrjetë për epërsinë e re. Ndihmës gjyqtarët në këtë rast ishin shumë të mirë për të kuptuar se topi kishte kaluar vijën e portës edhe para se sinjali i teknologjisë (goal line) të vinte në pajisjen e kyçit të dorës së kryesorit.

Marciniak në fakt deklaroi: “Para se ora jonë të fillonte të vibronte me konfirmimin e informacionit, drejtuesi i linjës kishte ngritur tashmë flamurin. Gianni Infantino bëri shaka në festën e pasdites se pse shpenzon kaq shumë para për teknologjinë kur ne i sfidojmë të gjitha këto. Pra, ishte një vlerësim i bukur”.

Sa keq që asnjëri prej tyre nuk e vuri re atë që po ndodhte para pankinës së Argjentinës. Në fakt, para prekjes së topit nga Messi për ta dërguar në rrjetë për 3-2, kur aksioni ishte trazuar, dy anëtarë të pankinës së amerikano-jugorëve kishin hyrë në fushë. Një situatë që mund të kishte çuar në anulimin e një goli, siç konfirmohet nga rregulli 3.9 i IFAB:

“Nëse, pasi është shënuar një gol, gjyqtari e kupton përpara se të rifillojë loja se në atë moment ka pasur një person në fushën e lojës, do ta anulojë atë. Kjo vlen nëëse personi shtesë në fushë ka qenë lojtar stoli, zëvendësues, i zëvendësuar, i përjashtuar ose një ekip zyrtar i klubit që ka shënuar golin”.

U diskutua gjatë për atë që ndodhi, veçanërisht në Francë, ku të mundurit ishin indinjuar nga mosrespektimi i rregullores. Mjafton të thuhet se revista e njohur sportive franceze “L’Equipe” i dha arbitrit polak notën 2 në raport. E pashmangshme që Marciniak, me rastin e fjalimit të tij të parë publik pas finales së Botërorit, t’i rikthehej episodit në fjalë. Marciniak shpjegoi duke treguar foton:

“Edhe francezët nuk e përmendën këtë foto, ku mund të shihni se si janë shtatë francezë në fushë. Para së gjithash, a duhet të ndikojë kjo situatë në lojë? Dhe cili ishte ndikimi i djemve që u ngritën dhe u hodhën në fushë? Po kërkoni një pikëmbështetje në çdo gjë dhe kjo nuk përbën seriozitet. Ka gazeta serioze dhe nga ato që kërkojnë publicitet. Më shkruanin miq, arbitra në Francë: gjykimi yt ishte i shkëlqyer”.

Por cili është veprimi i referuar nga Marciniak? Arbitri polak tregoi një ekran në lidhje me atë që ndodhi pak para përfundimit të kohës shtesë, kur Kolo Muani e mbajti topin në këmbë për avantazhin e ri dhe ndoshta për Botërorin.

Para pritjes së jashtëzakonshme të Martinez, që shpëtoi Argjentinën, pati një hyrje masive në fushë të lojtarëve zëvendësues të Francës, të gatshëm për të brohoritur. Me pak fjalë, arbitri donte të tregonte se të dyja skuadrat nuk respektuan plotësisht rregulloren, pa ndikuar megjithatë në ecurinë e lojës.