Olivier Giroud ishte një nga personazhet e këtij Botërori, një lojtar që nuk njeh as moshë e as limite. “Bomberi” kthen faqe dhe lë takim me Milan më 30 dhjetor, datë në të cilën ka planifikuar të rikthehen në “Milanelo”, ndërsa objektivi i tyre i radhës është të jetë në fushë për sfidën e 4 janarit kundër Salernitanas, e para për vitin e ri.

Pavarësisht moshës, 36-vjeç, 37 në janar, Giroud po kalon një moment shumë të mirë: 5 gola në Serie A, 4 në Champions, 1 në Ligën e Kombeve dhe 4 në Botëror, 14 gola në total në 27 ndeshje, plus 6 asiste.

Drejtuesit e Milan janë shumë të kënaqur me rendimentin e Giroud, për këtë arsye në janar palët do të shkojnë drejt rinovimit të kontratës. Giroud ka një kontratë deri në fund të këtij sezoni, por nuk pritet të ketë pengesa për të zgjatur sërish bashkëpunimin, të paktën edhe për një sezon, kjo është dëshira e të dy palëve.