Shoqërohet nga policia personi që goditi me grusht liderin e opozitës Sali Berisha.

Menjëherë pas aktit dhe përplasjes me protestuesit e tjerë të cilët bashkë me truprojat i dolën në mbrojtje kreut të PD-së, autori, i identifikuar si Gert Shehu nga Tepelena, banues në Tiranë është marrë nga policia.

Ai nuk ka dhënë ende shpjegime për gjestin e bërë.