DASHI-Konfigurimi i mrekullueshëm i yjeve do zgjidhe çdo problem qe ju keni pasur me partnerit. Durimi do jete një tjetër pike e forte qe do ju ndihmoje ne këtë plan. Beqaret do jene te vëmendshëm ndaj flirteve te çdokujt dhe do pranojnë te dalin me ata qe do pëlqejnë me tepër. Ne planin financiar gjendja do jete disi me e mire se pak kohe me pare, por jo aq sa do dëshironit.

DEMI-Do përkujdeseni edhe për detajet me te vogla te jetës tuaj ne çift sot dhe çdo gjë me partnerin ka për te ecur për mrekulli. Beqaret do marrin, por edhe do bëjnë deklarata te forta dashurie. Shume gjera kane për te ndryshuar njëherë e mire ne jetën e tyre dhe zemra do ju mbushet me gëzim. Financat do bëni mire t’i menaxhoni më me kujdes ne mënyrë qe te mos dalin te papritura.

BINJAKET-Dite e mbushur me trazira do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do bëni aspak lëshime dhe mund ta ngrini edhe tonin e zërit kur te flisni me partnerin. Kjo do e përkeqësoje edhe me tepër situatën. Beqaret do jene te bindur për zgjedhjet qe do bëjnë dhe jeta do ju ndryshoje menjëherë. Ne planin financiar do jeni mjaft te logjikshëm dhe te kujdesshëm.

GAFORRJA-Mos u tregoni shume kokëfortë ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse mund te keni probleme me te dhe situata do vazhdoje ende te jete e turbullt. Beqaret gjithashtu duhet te mendohen mire para se te hedhin hapa ne mënyrë qe te mos lëndohen me vone. Ne planin financiar intuita nuk do iu gaboje për asnjë moment kështu qe do dini si ta mbani situatën nen kontroll.

LUANI-Ka rrezik qe persona te jashtëm te kenë ndikim te madhe tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite. Ata mund te nxitin skena xhelozie dhe debate te forta. Beqaret duhet te tregohen ende te duruar sepse sot mundësitë nuk do jene te mira. Për fat te mire sektori i financave do influencohet pozitivisht nga yjet dhe gjendja do filloje te stabilizohet goxha.

VIRGJERESHA-Ka rrezik te mos i qëndroni besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do e përkeqësoje tej mase marrëdhënien mes jush. Beqaret edhe pse do marrin plot ftesa nuk do ndihen gati për te hedhur hapa. Ne fakt po priten shume me pretendimin se do gjejnë dike me te mire kane për te mbetur gjithmonë vetëm. Buxheti do përmirësohet fale shpërblimeve qe do merrni.

PESHORJA-Te dashuruarit do kenë një dite te mbushur me surpriza dhe kënaqësi te njëpasnjëshme. Partneri do ju mbaje gjithë kohës ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak e presin. Financat nuk do jene aspak te mira prandaj mundohuni te mos kryeni me shume investime nga sa duhet sepse do mbeteni me xhepat bosh.

AKREPI-Merkuri do ndikoje mjaft pozitivisht sot tek jeta juaj ne çift dhe do ju afroje me tepër me atë qe keni ne krah. Beqaret do vazhdojnë te joshin këdo qe do ju dale përpara dhe kjo mund t’i çojë ne rruge te gabuar. Mund te dëmtojnë edhe te ardhmen e tyre me këtë sjellje. Ne planin financiar do keni mbështetjen e te afërmve dhe gjendja do vije duke u përmirësuar.

SHIGJETARI-Dite e stuhishme do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bëni as lëshimin me te vogël dhe kokëfortësia do ju çojë edhe drejt gabimeve te mëdha. Beqaret do kenë një dite te qete dhe pa ndonjë ngjarje për t’u veçuar. Buxheti nuk do jete i keq, por duhet te prisni edhe disa dite me shume për te bere te gjitha investimet qe keni menduar.

BRICJAPI-Mos bëni gabim te flirtoni me persona te tjerë sot nëse jeni ne një lidhje sepse jo vetëm do e lëndoni atë, por do shkatërroni edhe çdo gjë te bukur qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret edhe te duan nuk do mund t’iu rezistojnë dot disa personave qe do iu vijnë rrotull. Ne planin financiar gjendja ka për te qene shume e mire dhe nuk do keni asnjë lloj vështirësie.

UJORI-Dite shume e kënaqshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës ne çdo moment. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo gjë vetëm për te mos qëndruar vetëm. Planetët do ua bëjnë punën edhe me te lehte. Ne planin financiar duhet pasur pak kujdes. Kurrsesi mos u fiksoni tek lojërat e fatit sepse do humbni shuma te mëdha.

PESHQIT-Dite shume e mire ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Edhe pa folur shume do merreni vesh me atë qe keni ne krah. Beqaret do preferojnë te kenë thjesht flirte me disa persona dhe asgjë me shume sesa kaq. Gjendja e te ardhurave do vazhdoje te përmirësohet edhe me shume dhe kjo do ju lejoje te shlyeni edhe borxhet, por edhe te bëni investime.