Xherdan Shaqiri i kërkon falje tifozëve për humbjen e Zvicrës 6- 1 në ndeshjen me Portugalinë luajtur mbrëmjen e sotme në Katar 2022.
Një ndeshje pa histori që u mbyll 6-1 dhe me festë në kampin e Portugalisë që hedh hapin e madh drejt çerekfinales ku do të sfidojë Marokun për të kërkuar më pas një përballje të mundshme me Anglinë ose Francën në gjysmëfinale.
“Jemi shumë të zhgënjyer. Në emër të ekipit, u kërkoj falje të gjithë tifozëve që nuk arritëm të bënim paraqitjen tonë të zakonshme. Ne kemi plane të mëdha. Por ky është futbolli, herë pas here tregohen limitet. Kështu ishte edhe sot” tha Shaqiri në konference per median.
Zvicra si 4 vjet më parë, largohet nga Kupa e Botës në fazën e 1/8-ave.
Xherdan Shaqiri: “Trajneri na jep gjithmonë një plan, ne pastaj përpiqemi të bëjmë më të mirën në fushë dhe sot nuk funksionoi. Ishte pak surprizë për të gjithë. Jemi të gjithë profesionistë dhe ne dëgjojmë trajnerin se çfarë plani na jep. Ne kishim një plan, për fat të keq nuk funksionoi.”
Edhe disa futbollistë të kombëtares zvicerane kanë pranuar se nuk kanë luajtur mirë.
Trajneri Murat Yakin u shpreh: Jemi të trishtuar që nuk arritëm të zbatonim atë që kishim planifikuar një lojë të mirë. Kjo sigurisht ka të bëjë me kundërshtarin, i cili ishte më dominues. Duhet të pranojmë që disa gjëra nuk funksionuan sot. Asnjë qortim për ekipin, ata provuan gjithçka. Ne ishim të paduruar dhe shkuam në ofensivë shumë shpejt. Kishim një plan të qartë, por nuk funksionoi.”
Yakin: “Mungonte freskia. Elvedi ishte i sëmurë për katër ditë. Schär duhej të dilte për pushim, as ai nuk ishte në fuqinë e plotë. Widmer u sëmur brenda natës” shkruajnë mediat zvicerane.