Mes ‘VIP’-ave të ashtuquajturës shtëpia më e famshme në Shqipëri ‘Big Brother VIP’ është edhe Luis Ejlli.
Ky i fundit është këngëtar ndonëse është shkëputur nga muzika dhe ekrani. Rreth 10 vite më parë, Luisi ishte ndër artistët më të suksesshëm, ku dhe përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong”.
Ai është i njohur dhe për lidhjen e tij me vajzën e Jozefina Topallit. Ejlli dhe Megi i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare në vitin 2017.
Asokohe dyshja konfirmoi ndarjen përmes postimeve në rrjetet sociale, por nuk dhanë asnjë shpjegim përse marrëdhënia e tyre përfundoi.
“E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet…”.
I pyetur për arsyet, këngëtari tha se tashmë ato nuk i interesojnë askujt: “Kam pasur dhe do të kem gjithmonë respekt, si për të, ashtu edhe për familjen e saj e për gjithçka. Nuk janë pak ato vite që kemi kaluar, nga unë do kenë mirënjohje gjithmonë”.
Ndërkohë nga ana tjetër, brenda pak kohe Megi rigjeti dashurinë si dhe tashmë është nënë e dy djemve, duke hedhur pas krahëve këtë histori.