Japonia regjistroi të mërkurën 415 vdekje nga COVID-19, numri më i lartë ndonjëherë për një ditë të vetme.
Numri kombëtar i rasteve të sapo konfirmuara me Covid të mërkurën ishte 216,219. Kjo është një rritje afërsisht katër për qind nga e mërkura e kaluar kur numri ishte 206,943. Në gusht, Japonia regjistroi një numër prej 260,000 rastesh në ditë.
Japonia ka një numër total vdekjesh prej 55,000 me më shumë se 28 milionë raste në mbarë vendin.
Kjo rritje në rastet sipas Japan Times vjen pasi qeveria në tetor i dha fund kufizimeve që për dy vjet e gjysmë ndaluan turistët të hynin në vend. Pas kësaj, në nëntor, Japonia pati afro një milion vizitorë.
Gjithashtu, Britania e madhe mund të mbyllë kufijtë me Kinën për shkak të rritjes së infektimeve me koronavirus dhe frikës së mundësisë së një mutacioni të mundshëm të këtij virusi. Edhe Kina, regjistron një numër të lartë rastesh pozitive me covid-19 dhe vdekjesh nga virusi.