Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka bërë një deklaratë të fortë, ndërsa tha se ai dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin janë njerëzit më të rrezikshëm dhe më toksikë në planet.

Duke folur gjatë një samiti të zhvilluar më presidentin rus Minsk, ndërsa shtoi se kanë vetëm një diskutim mes tyre, se kush është më i rrezikshmi.

“E dini, ne të dy jemi agresorë. Njerëzit më të dëmshëm dhe toksik në këtë planet. Kemi vetëm një mosmarrëveshje kush është më toksik? Vladimir Vladimirovich [Putin] thotë se është ai. Unë tashmë kam filluar të mendoj se ai është me të vërtetë më i dëmshëm. Dhe nëse dikush sot mendon të na copëtojë, nuk do t’ia dalin.”- tha ai.