Andrea Agnelli ka drejtuar për herë të fundit mbledhjen e aksionerëve të Juventus. Ish-presidenti dhe dorëheqje nga posti i tij pas më shumë se 12 vitesh, kjo për shkak të hetimit nga Prokuroria në lidhje me dyshimet për fshehje të ardhurash apo tjetërsim në bilancet financiare te “Zonja e Vjetër”. Agnelli ka folur edhe për vështirësinë e këtij vendimi, teksa për të mbi gjithçka është skuadra. Askush nuk ka vepruar kundër rregullave financiare sipas tij, ndërsa vendin e presidentit te Juventus do e mbajë Gianluca Ferrero.

“Vendimi për t’u larguar nga posti i presidentit nuk ishte i lehtë. Unë gjithmonë kam bërë maksimumin për të marrë rezultatet më të mira brenda dhe jashtë fushës dhe këto kanë qenë rezultate të jashtëzakonshme. Ishte një vendim që e mora me bindje dhe në qetësi të plotë. Kompania është thirrur të mbrojë pozicionin e saj. Personalisht jam i bindur se ka bërë mirë vitet e fundit dhe vërejtjet ndaj nesh nuk janë të justifikuara. Megjithatë kompania duhet të vazhdojë në rrugën që ka nisur. Mbroni interesat e klubit. Për këtë arsye, mendova se ishte e përshtatshme të bëja një hap prapa. Prandaj Juventusi është para gjithçkaje dhe të gjithëve. Deri në fund”, tha ish-presidenti Agnelli.