Gana dhe Uruguaji luajnë sot në 16:00 për grupin H të Kupës së Botës. Në ndeshjen e fundit të këtij grupi, dy skuadra janë në garë për një biletë që të dërgon në 1/8 e Botërorit teksa tri pikët bëjnë punë.

Në stadiumin “Al Janoud” të Al Wakrah, trajnerët Otto Addo dhe Diego Alonso kanë zbardhur titullarët. Gana luan me skemën 4-2-3-1, teksa 4-3-3 luajnë amerikano-latinët. Në këtë grup prin Portugalia me gjashtë pikë që është e kualifikuar, ndërsa Gana ka tre pikë në vendin e dytë. Koreja e Jugut dhe Uruguaji kanë nga një pikë, duke ndarë vendet 3 dhe 4.

Formacionet zyrtare:

Renditja: