LUSAIL CITY, QATAR - DECEMBER 18: Lionel Messi of Argentina lifts the FIFA World Cup Qatar 2022 Winner's Trophy during the FIFA World Cup Qatar 2022 Final match between Argentina and France at Lusail Stadium on December 18, 2022 in Lusail City, Qatar. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Ishte trofeu i vetëm dhe më i lavdishëm që i mungonte, por pasi siguroi Botërorin pyetja që të gjithë i ngacmonte ishte nëse Messi do vijojë të jetë pjesë e kombëtares së Argjentinës apo jo. Kureshtjen e ka shuar vetë 7 herë fituesi i ‘Topit të Artë’, i cili pas finales tha se ‘nuk do tërhiqem, pasi dua të luaj me Argjentinën si kampion bote’.

Ndërkohë pas finales me Francën një deklaratë të bujshme dha edhe portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez. Për mediat heroi i ‘albicelestëve’ tha se i kishte premtuar trajnerit Scaloni se dy penallti do t’i priste ai. Dhe në fund kjo rezultoi e vërtetë.

Sa i takon trajnerit të Argjentinës, arkitektit Lionel Scaloni, Botërorin ia dedikoi me lot në sy babait, i cili nuk jeton më, ndërsa shtoi se ‘populli argjentinas është mësuar të vuajë’, duke iu referuar finales që nuk mbaronte kurrë. Ai shtohet se ndihet krenar për atë që kombëtarja ka bërë gjatë kohës që ai drejton.

Sakaq te Franca paraqitet një tjetër atmosferë. Kapiteni Hugo Lloris u shpreh se ‘finalja ishte në duart e tona’, por i vjen keq që e humbën me penallti. Sa i takon trajnerit Deschamps ai fajin ia vendosi fatit, ndërsa shtoi se në janar do ketë një takim me presidentin e federatës për të vendosur të ardhmen. Një klauzolë në kontratë i jep fuqinë të vendosë vetë nëse do të vazhdojë apo jo, duke qenë se arriti objektivin e gjysmëfinales.

Më herët është folur se pas Botërorit Zinedine Zidan do marrë drejtimin e Francës.