Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në një konferencë për median ka folur edhe për prodhimin e lartë të vajit të ullirit dhe për faktin që nuk gjen treg nga ana e prodhuesve të vegjël. Ajo shprehet se kjo problematikë vjen si pasojë e mbi mbjelljes dhe pa një planifikim të qartë të pemëve të ullirit.
Frida Krifca: Ne kemi një prodhimtari të lartë të vajit të ullirit, në fakt dhe të prodhimit të ullirit. Rreth 20% e tij tregtohet në tregun tonë si ullinj dhe 80% e tij shkon përpunohet për vaj ulliri.
Kemi pasur ndër vite një problematikë sistemike të sektorit të bujqësisë me një mbiprodhim, mbi mbjellje të rrënjëve të ullinjve, janë rreth 10 milion rrënjë të të gjithë vendin të cilët herë pas here janë mbjellë pa një strategji dhe pa një planifikim të qartë të cilat më pas sjellim mbiprodhim në një momente të caktuar e cila nuk është shoqëruar me strukturat e përpunimit me fabrikat e përpunimit, pavarësisht se kemi rreth 250 të tilla aktualisht në vend, për të shoqëruar një përpunim të saktë, të rregulluar, me cilësi të lartë, me procese certifikimi ndër vite që kështu herë pas here gjendemi përballë vështirësive të tilla.
Krifca tregon se ka qenë në komunikim me ministrin italian të bujqësisë dhe atë frances dhe ka shprehur gatishmërinë e saj për ta fuqizuar këtë sektor përmes teknologjive italine, por edhe për zgjerimin e tregjeve për të zgjidhur këtë problematikë.
Frida Krifca: Jemi duke punuar vazhdimisht edhe me kuadër ligjor edhe me kuadër rregullativ, por edhe në kontakte që unë kam pasur së fundmi edhe me ministrin italian të Bujqësisë dhe ministrin francez, kam shprehur gatishmërinë për të fuqizuar më tej këtë sektor edhe nëpërmjet teknologjive italiane, por dhe për zgjerimin e tregjeve për të çliruar këtë problematikë.
Është një punë në proces, jemi të vetëdijshëm, po punojmë për ta adresuar. Kemi bërë dy ndërhyrje shumë të rëndësishme. E para në vitin 2022 e kemi mbështetur me naftë sektorin e ullirit, pikërisht për të ulur kostot e prodhimit për fermerët, ndërkohë që kemi futur në programin Ipart 3 të cilin e kemi miratuar marrëveshjen sektoriale në parlament të enjten e kaluar, 146 milion Euro, kemi futur sektorin e ullirit për të ta mbështetur pikërisht, për të rritur atë hapësirë që nevojitet për përpunimin e ullirit nëpër tregje.
Frida Krifca ka treguar gjithashtu se është miratuar projektligji i bletarisë i cili do të rregullojë, formalizojë të gjithë procesin e prodhimit, transportit, paketimit dhe përpunimit të produkteve të bletarisë. Sipas saj, kjo është hera e parë që bletaria vjen me një kuadër të rregulluar ligjor nëpërmjet këtij projektvendimi i cili do i japë vlerë produktit të bletarisë duke synuar rritjen e prodhimit në vend.