Këto janë dy shenjat më me fat për sot, e mërkurë 2 janar 2019
Luani- Dashuria për ty është gjithmonë në vendin e parë dhe do të arrish të sjellësh ekuilibrin në marrëdhënien tënde edhe përkundër asaj që po ndodh rreth jush. Beqarët do të përballen me ndjenjat e reja për një person. Sot do të jetë një ditë e mbushur me surpriza dhe risi.
Peshorja- Humori i mirë sot do t’i fshijë keqkuptimet e vogla të krijuara së fundmi me personat që ju duan. Çiftet do të rizbulojnë kënaqësinë e jetës së përditshme dhe të zakoneve të mira. Beqarët do të kenë frikë të marrin iniciativën me dikë që ende nuk e njohin siç duhet.