“Është e vështirë, shumë e vështirë” thotë ajo, për podcast-in e Angie Martines të publikuar ditën e hënë. “Edhe pse mund të jem duke kaluar një kohë të vështirë, nëse jam duke çuar fëmijët në shkollë dhe ata duan të dëgjojnë këngët e babait të tyre, atëherë, pavarësisht se çfarë po ndodh, unë duhet të qesh, të ngre muzikën e tij në qiell dhe të këndoj së bashku me fëmijët e mi duke u sjellë sikur gjithçka shkon siç duhet. Sapo ata zbresin nga makina, mund t’ja plas të qarës, ose t’i kthej përgjigje mesazheve në celular.” – tha Kardashian
Gjithashtu ajo u përlot teksa fliste për babain e saj të ndjerë, Robert Kardashian, i cili ndërroi jetë në 2003.
“Unë kisha babain më të mirë. Kisha kujtimet dhe eksperiencat më të mira dhe kjo është ajo çka kërkoj për fëmijët e mi. Kjo është gjithçka dua.” – tha ajo e përlotur.
Nga ana tjetër duhet të përmendim se si Kanye nuk po e përballon dhe aq mirë ndarjen nga mamaja e fëmijëve të tij, duke postuar foto e video të ndryshme ku jep mesazhe se sa i mungon ish bashkëshortja. Gjithashtu ditët e funit ai sapo ka laçuar linjën e tij të re, e cila ka marrë shumë kritika për shenjat e nazizmit të shfaqura në to. /Klevi Hyka