Pak ditë më parë, Karim Benzema vendosi të tërhiqet nga përfaqësuesja franceze, por zhgënjimi vijon të jetë shumë i madh, fakt që Benzema po e reflekton edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi, sulmuesi i Real Madrid ka vendosur të fshijë, të mos ndjek më pjesën më të madhe të lojtarëve që përfaqësuan “gjelat” në Katar.
Operacionit fshesa i kanë shpëtuar vetëm 5 lojtarë, dy prej tyre shokë edhe te Reali, Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni. Tre lojtarët e tjerë janë Mbappe, Varane dhe Marcus Thuram.