Kylie Jenner ka sfiduar të ftohtin e Aspenit së fundmi, pasi ka dalë vetëm me bikini në mes të dëborës.

25-vjeçarja ka postuar në profilin e saj në “Instagram” disa fotografi ku shfaqet me rroba banje të zeza, teksa zhytet në një vaskë që ndodhet jashtë.

Ylli i rrjeteve sociale ndau me miliona ndjekësit edhe disa imazhe ku shfaqet së bashku me mikeshën e saj, Yris Palmer, duke marrë poza mjaft provokuese.

“Not në mesnatë”, janë fjalët që 25-vjeçarja ka vendosur që të shkruajë krahas këtyre fotove seksi.

E dashura e Travis Scott kishte vendosur që flokët t’i mbante të lidhura, ndërkohë në disa poza u shfaq edhe me një palë syze të zeza.