Duket se lajme të mira kanë ardhur më në fund për Milanin, me kuqezinjtë që priten të rinovojnë me Olivier Zhirun.
Siç raportojnë mediat italiane, francezi ka zgjedhur që të jetë pjesë e Milanit deri në vitin 2024.
Firmën në kontratë do ta hedhë në janar, kur të kthehet pas pushimeve të Botërorit, i cili do të jetë i gatshëm dhe për “Djallin” në sfidat e ardhshme në kampionat.