Ndoshta prej tij pritej edhe më shumë protagonizëm, por gjithsesi edhe ai në fund e meritoi që të jetë kampion bote, pavarësisht se tani e në vazhdim duhet të bëjë më mirë, duke parë shpërthimin e Hulian Alvarezit.

“Është një ndjesi unike, një grumbull emocionesh, por mbi të gjitha një ëndërr e bërë realitet. Arritëm atë që çdo fëmijë që nis të luajë futboll ëndërron të arrijë… Është loja më magjike e botës, por mbi të gjitha është ndjesia më e bukur e botës ajo që të gjithë ne po ndiejmë. Në kokë tani më kalojnë vetëm familja ime, shokët dhe stafi i kombëtares, por ndërkohë ndjesia më e madhe më shkon për popullin tonë, për tifozët tanë. Nuk e di sesa mijëra kilometra larg është Argjentina nga Katari, por mua m’u duk sikur po luanim në shtëpi, pasi atmosfera që tifozët krijuan ishte madhështore. Dhe kjo nuk na lejoi që të dorëzoheshim kurrë”, tha Lautaro.