Presidenti francez Emmanuel Macron tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO aktualisht nuk ka gjasa. Në një deklaratë për mediat franceze ai tha se nëse Ukraina hyn në NATO ka nevojë për garanci, veçanërisht pasi u sulmua nga Rusia.
“Me këtë Rusi, është e vështirë të imagjinohet… Por nëse Ukraina hyn në NATO, që nuk është skenari më i mundshëm, apo jo, ajo ka nevojë për garanci sigurie, veçanërisht pasi u sulmua nga Rusia”, tha Macron në një intervistë për French media ,raportohet nga Ukrinform.