Javier Zanetti, ikona e futbollit argjentinas, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, komentoi sfidën përballë Francës, finalen e madhe të Botërorit:
“Është ndeshja më e rëndësishme, përballemi me kampionët e botës, kjo është ëndrra më e madhe e popullit argjentinas. Messi tani është gjithnjë e më shumë lider, tani bën diferencën edhe në aspektin karakterial. Messi po zhvillon një Botëror në nivel të lartë. Leo është në një nivel me Maradona-n, janë të barabartë dhe ky mendim nuk ndryshon pavarësisht se si përfundon kjo finale”, u shpreh Zanetti duke u ndalur më pas te lojtari i Inter, Lautaro Martinez:
“Për momentin është një zëvendësues, por në çdo moment mund të në jap një dorë pasi është një burim i madh.
Franca? Me shqetësojnë shumë gjëra nga Franca, ata realisht ata janë një ekip shumë i fortë”, u shpreh ndër të tjera Javer Zanetti.